Mustafa: Janë duke u hetuar 50 zyrtarë për korrupsion

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Kosova ka shënuar vlerësim pozitiv në luftën kundër korrupsionit.

Ai ka thënë se raporti i Transparency Internacionale tregon se perceptimi i qytetarëve dhe ballafaqimi i tyre me korrupsionin janë të ndryshme.

Ai ka thënë se janë duke u hetuar 50 zyrtarë për korrupsion si dhe janë ngritur një numër i madh i aktakuzave për krim të organizuar, raporton lajmi.net.

Mustafa ka bërë thirrje që të ketë bashkëpunim nga të gjithë për ta luftuar korrupsionin por ka thënë se duhet të paraqitet gjendja reale, e jo që Kosova të “paraqitet si shtet i korruptuar sepse kështu e izolojmë veten”, ka thënë Mustafa.