Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë për Telegrafin ka thënë se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi dhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe janë dy çështje të cilat do të adresohen pasi gjithçka është e qartë rreth tyre.
Mustafa lidhur me demarkacionin tha se është një çështje e konfirmuar katërçipërisht, por sipas tij, ka mbetur peng i një kauze politike që ka përfshirë deputetë nga disa subjekte.
Ndërkaq, sa i takon Asociacionit, Mustafa tha se u bë zhurmë e paparë. Ai tha se kjo tashmë është krejtësisht e qartë si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila siç tha ai e dha një udhërrëfyes shumë të saktë se si duhet të krijohet ky Asociacion.
Kryeministri Mustafa në këtë intervistë për Telegrafin ka folur për zhvillimet e 2016-së, sfidat, Gjykatën Speciale, raportet me PDK-në dhe Listën serbe, zgjedhjet, zhvillimet që priten në 2017-në, etj.