Kryetari i LDK-së dhe kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa në një postim të vetin në facebook ka folur rreth rezultateve të partisë që udhëheq.
Mustafa ka thënë se në këto zgjedhje ka mbizotëruar zëri i kundërshtimit,ndërsa ka shtuar se LDK në ditë vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.
Ky është postimi i plotë i Mustafës:
Të nderuar qytetarë,
Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.
LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.
Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit.
Falënderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin koalicionit tonë dhe kandidatit për Kryeministër, prof, Avdullah Hotit, i cili bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushat.