Mustafa e siguron ministrin gjerman: Ushtria do të bëhet në koordinim me NATO-n, SHBA-të dhe BE-në

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në takim më kryediplomatin gjerman, Sigmar Gabriel, ka theksuar se janë konsumuar të gjithë argumentet sa i përket përcaktimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Mustafa në konferencën e mbajtur për media së bashku me ministrin gjerman tha “konsiderojmë se kufi tjetër në mes këtyre dy vendeve nuk ka, dhe se kufijtë që janë përcaktuar nga Komisionet e dy shteteve tona, do të konsiderohen kufij”.

“Kjo është kauzë politike e opozitës dhe asgjë tjetër”, ka shtuar Mustafa.

Ai ka folur edhe për çështjen e ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se ata i kanë planet për themelimin e ushtrisë, dhe sipas tij, “Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet, por kjo duhet të bëhet në koordinim me NATO-n, me vendet e BE-së dhe me SHBA-në”.