Mustafa: Demarkacioni procedohet këtë javë

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, pritet të procedohet për në Kuvend për ratifikim gjatë këtyre ditëve.

Kështu ka bërë të ditur kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa pas mbledhjes së Qeverisë.

“Këtë javë do të jetë raporti i Komisionit për Demarkacion”, tha Mustafa.

Ai ka theksuar se është shansi i fundit që kjo marrëveshje të përfundojë dhe t’i hap rrugë vendit për heqjen e vizave.

Marrëveshjen aktuale me Malin e Zi po vazhdon ta kundërshtojë opozita e cila nuk ka pranuar as rezultatin e Komisionit Shtetëror për Matjen e Territorit.

Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, është vënë si kusht i pashmangshëm për liberalizimin e vizave nga ana e Bashkimi Evropian./