Një grua muslimane ka shënuar histori në Britaninë e Madhe, pasi vendosi të konkuroj në garën e bukurisë Miss Universe, duke mos pranuar të zhvishet në bikini.
Muna Jama, e cila po konkuron për cmimin e “më të bukurës”, ka marrë vendimin të mos zhvishet me bikini, pasi sic tha ajo “nuk lejon të bëj kompromise me parimet e saj fetare”.
Për gazetën britanike Metro, Jama u shpreh: “Nuk do të vishja bikini as në plazh prandaj nuk do të vesh bikini as në pasarelë.”
Por Jama e pati përkrahjen edhe të organizatorëve, të cilet thanë se ajo mund të defiloj e veshur nëse dëshiron ashtu.
Pasi mori këtë vendim, Muna Juma u bë e para grua në botë që konkuron në Miss Universe duke mbuluar trupin me veshjen e quajtur “kaftan”.
Jama mori vëmendjen e gjithë mediave, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale shprehën admirim për guximin e saj që të hyjë në një ambient ku nuk sheh ndonjë muslimane, dhe të sillet si e tillë aty. /MESAZHI/