Abdul El-Sayed është një mjek 32-vjeçar nga Michigani dhe ai mund të bëhet guvernatori i parë musliman i Amerikës.
Me një fushatë që i ngjan fushatës presidenciale të Bernie Sanders, El-Sayed thuhet se po përpiqet të ndryshojë politikën amerikane nëpërmjet kandidaturës së tij për guvernator të Miçiganit.
Nëse ai fiton zgjedhjet, ka premtuar kujdes shëndetësor universal për të gjithë banorët e Michiganit, edhe nëse kjo dështon në nivel federal.
Ai ka thënë gjithashtu se do të legalizojë marihuanën, të rrisë pagën minimale në 15 dollarë në orë dhe ta bëjë Michiganin një “shtet të denjë për të jetuar”.
Max Glass, menaxheri i fushatës së z. El-Sayed, gjithashtu tha se “Elektorati nuk e di se çfarë dëshiron, por dëshiron diçka ndryshe”. /MESAZHI/