Shkrimtari musliman me prejardhje nga Uganda, Johannes Anyuru, me romanin e tij “Do të mbyten në lotin e atyre që vranë” fitoi çmimin më prestigjioz të letërsisë në Suedi “Libri më i mirë fantastik i Vitit” , i cili jepet në kujtim të shkrimtarit suedez August Strindberg, raporton Anadolu Agency (AA).
Shkrimtari 38 vjeçar Anyuru, i cili mori çmimin në ceremoninë e organizuar në Shtëpinë e Koncerteve në Stokholm, tha se “Elhamdulilah, Allahu mua si një musliman më shpërbleu me çmimin më prestigjioz të Suedisë”.
Anyuru tha se ky çmim ka një vlerë të madhe për të.
Librit i Anyurut, i titulluar “Do të mbyten në lotin e atyre që vranë” ka për temë se si Suedia në të ardhmen do të menaxhohet nga racistët.
Në anën tjetër çmimin “Libri më i mirë për fëmijë” e fitoi shkrimtarja suedeze Sara Lundbergs, kurse atë “Tregimi më i mirë i vërtetë i vitit” e fitoi Fatima Brenner.
Shkrimtarëve, veprat e të cilëve fitojnë çmime në 3 kategori, u dhurohen nga 10 mijë euro. Çmimet e August Strindberg jepen që nga viti 1989 e deri më tani.