Rreth 18,000 muslimanë Rohingya kanë ikur për në Bangladesh që nga e premtja për t’i shpëtuar masakrave nga shteti i Myanmarit.
Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) tha të mërkurën se ky numër pritet të rritet edhe më shumë në ditët e ardhshme, pasi qindra mijëra mbetën të bllokuar në kufi, raporton Reuters.
Të paktën 109 njerëz janë raportuar të vrarë nga ushtria, por në fakt ky numër është shumë më i madh.
Bangladeshi aktualisht po strehon qindra mijëra refugjatë të Rohingya, por ka kthyer mijëra të tjerë, sipas Reuters.
Rakhine është shtëpia e rreth 1.1 milion muslimanëve Rohingya, qytetarë pa shtetësi që kanë pësuar dekada të tëra të përndjekjes dhe persekutimit. Në vitin 2012, si pasojë e dhunës së budistëve ata u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Që nga ajo kohë, shteti ka mbetur i izoluar. /MESAZHI/