Komuniteti Musliman në qytetin e New York-ut në SHBA ka kërkuar nga që rasti i vrasjes së një besimtarje muslimane, e moshës 60 vjeçare nga Bangladeshi me emrin Nazma Khanam të trajtohet si një “krim urrejtjeje”, raporton Anadolu Agency (AA).
Khanam shkoi në SHBA në vitin 2009. Ai mori nënshtetësinë amerikane 2 muaj më parë. Komuniteti Musliman i këtij qyteti mendon se Khanam mund të jetë vrarë për shkak të veshjes së saj.
Ndërsa inspektorët e çështjes nuk janë duke e trajtuar atë si një “krim urrejtjeje”, por duke u fokusuar tek fakti se gruaja mund të ketë qenë kurban i ndonjë vjedhjeje. Kjo gjë ka çuar në reagimin e Komunitetit Musliman në vend.
Ndërkohë të afërmit e Khanam duke treguar se sendet që ajo kishte nuk kanë humbur, e kanë quajtur vrasjen si një “krim urrejtjeje” dhe kanë kërkuar drejtësi.
Nga ana tjetër drejtori i degës së këtij qyteti i Këshillit Islam Amerikan (CAIR), Afaf Nasher është shprehur se sulmet ndaj muslimanëve të cilat kanë përfunduar me vdekje ditët e fundit në New York lidhen me rritjen e islamofobisë në SHBA. Ai e ka cilësuar ngjarjen si një “sulm urrejtjeje”.
Një dedektiv i policisë së New York-ut (NYPD), Ahmed Nasser tha se NYPD si dhe ekipi i krimeve të urrejtjeve është duke ndihmuar për zbardhjen e ngjarjes.
NYPD ka kërkuar gjithashtu ndihmën e personave që ishin në rrugë në momentin e vrasjes si dhe shpallur varur njoftime në lidhje me këtë gjë. Në njoftime thuhet se për informatorin do të ketë 2.500 dollarë shpërblim.
Ish-mësuesja nga Bangladeshi Nazma Khanam pasi doli të blinte disa gjëra në market bashkë me bashkëshortin e saj Shamsul Alam Khan rreth orës 21:15 ndërkohë që kthehej u bë preh e një sulmi me thikë. Pas sulmit ajo u dërgua në spital ku edhe pse ndërhyrjet e mjekëve ishin të shpejta nuk arriti të mbahej në jetë.