Ballina Kulturë Feja Muslimanët e Nishit diskriminohen, nuk dëgjojnë ezan jashtë xhamisë

Muslimanët e Nishit diskriminohen, nuk dëgjojnë ezan jashtë xhamisë

Irfan Rekaj, imam i xhamisë në Nish (Serbi), kërkon që ezani nga minarja të dëgjohet më larg se sa që dëgjohet tash nga Xhamia e Islam Agës në qendër të këtij qyteti, shkruan sot gazeta “veçernje novosti”. Rekaj para dy vjetësh e gjysmë ka shkuar si imam kryesor i Nishit. Ai thotë se autoriteteve të qytetit ua ka treguar kërkesat e besimtarëve të Nishit e rrethinës që ezani të dëgjohet edhe jashtë xhamisë. Megjithatë, ai pohon se nuk ka hasur në mirëkuptim e përkrahje që ato kërkesa të realizohen, sepse, siç raportohet, rritja e zërit të ezanit mund të shkaktojë pakënaqësi te qytetarët. Rekaj ka ndër mend që sërish ta kërkojë të njëjtën gjë. “Është me shumë rëndësi për fenë tonë që ezani dhe lutjet të dëgjohen edhe jashtë xhamisë. Po përpiqemi të luftojmë për të drejtat e myslimanëve në Nish, pasi me ligj kemi të drejtë për këtë. Kur isha në takim me prefektin dhe shefin për siguri kam kërkuar që ezani të dëgjohet edhe jashtë xhamisë. Më kanë thënë s kjo nuk sjell siguri. Ne kemi të drejta të njëjta në Serbi dhe nëse Serbia është nëna e jo njerka jonë, atëherë duhet të kemi të drejta të njëjta”, citon novosti të ketë thënë efendiu Rekaj. ka shtuar se në Nish janë rreth 20 mijë besimtarë myslimanë. Rekaj ka sqaruar se në qytete tjera të Serbisë nga xhamitë dëgjohet ezani. “Ezani dëgjohet në oborr të xhamisë, jo edhe në qytet, pos në Novi Pazar. Në Smederevë deri vonë është dëgjuar, pos në orën 5 të mëngjesit që të mos zgjohen qytetarët. Dëgjohet edhe në Beograd, por në oborr , jo në gjithë qytetin, dëgjohet edhe në Novi Sad. Askush nga qytetarët nuk është i revoltuar. Deri sa kam shërbyer në Smederevë më kanë ofruar edhe sigurimin, por e kam refuzuar, sepse jemi qytetarë të lirë”, ka thënë Rekaj. Sipas kësaj gazete, në prefekturë nuk kanë folur për këtë temë duke e konsideruar atë temë për institucione më të larta. Mendime të ndryshme për këtë kanë qytetarët e Nishit. Disa thonë se çështja fetare është e ndjeshme në jug të Serbisë dhe se ezani mund të shkaktojë edhe konflikte, ndërsa disa të tjerët thonë se ezani është krejtësisht i ligjshëm. “Nuk më pengon ezani nga xhamia, ashtu siç nuk më pengon as kambana e kishës”, ka thënë një qytetar. “Të drejta që i kanë kishat tona në Kosovë dhe në Novi Pazar duhet t’i kenë edhe xhamitë te ne”, thotë një qytetar tjetër. Efendiu Rekaj, sipas “novostit”, mendon se gratë e besimit mysliman në Nish kontrollet gjinekologjike duhet t’i kryejnë ekskluzivisht te mjeket, si ç është edhe në Novi Pazar. Ka shtuar se në spital duhet të servohet ushqim i posaçëm pa mish derri për pacientët myslimanë. Në fund Rekaj ka kërkuar që të mbrohet Xhamia e vjetër e Hasan Begut e cila është shpallur pasuri kulturore në Nish.
Exit mobile version