Muslimanët e Arakanit kthehen në shtetin e tyre

Janë kthyer në vendin e tyre një mijë muslimanë të Arakanit të cilët kishin ikur në Bangladesh gjatë operacioneve të ushtrisë së Mianmarit të filluara si pasojë e sulmit në tetor të vitit të kaluar ndaj stacioneve kufitar të shtetit të Arakanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ko Ko Linn, aktivisti i Organizatës Kombëtare Arakan Rohingya në qytetin Chittagong të Bangladeshit, ka deklaruar se pas përfundimit të operacioneve javën e kaluar, afër një mijë muslimanë të Arakanit janë kthyer në shtetin e tyre.

Ndryshe, si pasojë e sulmeve ndaj stacioneve kufitare në Arakan më 9 tetor, ushtria e Mianmarit filloi “operacionet e sigurisë”. Grupet për solidaritet nga Rohingya kanë lajmëruar se prej fillimit të operacioneve deri më sot, kanë vdekur 400 muslimanë të Arakanit, janë përdhunuar një numër i madh i grave dhe janë djegur shumë fshatra.

Këshi