Muslimanët dhe një grup hebrenjsh protestuan së bashku në Washington kundër sulmeve të forcave izraelite mbi xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).
Disa dhjetëra muslimanëve të cilat protestuan para ambasadës izraelite në Washington, iu bashkuan edhe një grup i hebrenjve me të cilët bashkërisht kundërshtuan sulmet mbi xhaminë Al-Aksa, ndërkohë që në shenjë proteste për ndalesën në Al-Aksa, grupi i muslimanëve kreu ritin e faljes së namazit.
Hebrenjtë që ishin pjesë e protestës para ambasadës izraelite, mbanin në duar pankarta me të cilat shprehnin revoltën e tyre ndaj sulmeve izraelite në Al-Aksa.
Kujtojmë se policia izraelite, të premten, lëshoi në përdorim të gjitha hyrjet për në kompleksin Al-Aksa në Jerusalem, gjë të cilën e konfirmoi edhe drejtoria e xhamisë e cila tha se policia ka hequr edhe kufizimet e moshës për hyrje në xhami.
Paraprakisht, mëngjesin e të premtes policia izraelite njoftoi se nuk do të lejojë hyrjen në kompleksin Al-Aksa të meshkujve nën moshën 50-vjeçare.
Përshkallëzimi i fundit i situatës në Al-Aksa ndodhi kur autoritetet izraelite mbyllën xhaminë Al-Aksa dhe anuluan namazin javor të së premtes për herë të parë pas gati pesë dekadash, pasi më 14 korrik policia izraelite vrau tre palestinezë me arsyetimin se kanë ndërmarrë sulm të armatosur, ndërsa pohoi se dy policë izraelitë kanë humbur jetën si pasojë e incidentit.