Muslimanët amerikanë organizojnë iftar para Shtëpisë së Bardhë për “solidarizim me Gazën”

Muslimanët amerikanë që tregojnë reagimet e tyre për mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-së për Izraelin, u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë dhe organizuan iftarin për “solidarizim me Gazën” raporton Anadolu.

Mbi 100 muslimanë amerikanë që jetojnë në Washington të SHBA-së dhe zonat përreth u mblodhën në “Lafayette Park” përballë Shtëpisë së Bardhë.

Duke kritikuar në mënyrë të ashpër politikat e administratës së Bidenit për Gazën, muslimanët amerikanë me qëllimin për të treguar reagimet e tyre zgjodhën Shtëpinë e Bardhë e cila ka rëndësi në aspektin simbolik.

Shumë persona që u takuan në iftarin e organizuar me qëllimin për “solidarizim me Gazën”, hapën agjërimin e tyre me ushqimet që sollën me vete.

Pas iftarit pjesëmarrësit falën së bashku namazin e akshamit dhe kryen lutje për palestinezët në Gaza.

Shumë liderë të shoqërisë civile të muslimanëve amerikanë nuk iu përgjigjën ftesës së Biden për iftar mbrëmjen e së martës dhe nuk morën pjesë në organizimin në Shtëpinë e Bardhë.