Por ai tha se nuk ka asnjë lidhje me Fondacionin Dogecoin. Madje mohoi përfshirjen e tij në bordin e fondacionin apo se po punonte për promovimin e saj.
CEO i Tesla Elon Musk, një proponent i shquar i crypto, zbuloi se nuk ka investuar në kriptomonedhën Shiba Inu, edhe pse cicërimat e tij në Twitter e dërguan në vlera rekord.
Musk në disa cicërima publikuar sot përsëriti mbështetjen për dogecoin të cilën e quan “kriptomonedha e njerëzve” siç e mbështetin shumë punonjës të Tesla dhe SpaceX.
Por ai tha se nuk ka asnjë lidhje me Fondacionin Dogecoin. Madje mohoi përfshirjen e tij në bordin e fondacionin apo se po punonte për promovimin e saj.
Por Musk tha se kishte investuar në bitcoin dhe ethereum, dy kriptomonedhat më të mëdha në botë. Dogecoin u rrit me 7.7% ditën e sotme ndërsa Shiba Inu me mbo 50% duke prekur vlerën më të lartë arritur ndonjëherë.
Shiba Inu u rrit në vlerë pasi Musk publikoi një foto të qenushit të tij e së njëjtës rracë që bart emrin kriptomonedha. Shumë besojnë ngacmimet në rrjete sociale janë vetëm një shaka e Musk dhe sot e konfirmoi. /PCWorld