Në fillim të muajit Musk kishte thënë se Starship i parë në Mars do të lançohej brenda dy vitesh kur dritarja e transferimit Tokë-Mars të hapet.
SpaceX planifikon të lançojë pesë misione pa ekuipazh të Starship në planetin Mars brenda dy viteve tha CEO Elon Musk ditën e Diele përmes një postimi në rrjetin social X.
Në fillim të muajit Musk kishte thënë se Starship i parë në Mars do të lançohej brenda dy vitesh kur dritarja e transferimit Tokë-Mars të hapet.
Ditën e Diele CEO tha se misioni i parë me ekuipazh do të varej nga suksesi i fluturimeve pa ekuipazh. Nëse këto të fundit ulen me sukses, misionet me ekuipazh do të dërgoheshin brenda katër vitesh.
Por në rast se ka sfida, misionet me ekuipazh do të shtyheshin edhe me dy vite të tjera tha Musk.
Musk, i njohur për ndryshimin të afateve kohore për Starship, tha në fillim të këtij viti se Starship i parë pa ekuipazh që do të zbarkonte në Mars do të ishte brenda pesë viteve, me njerëzit e parë që do të zbarkonin në Mars brenda shtatë viteve.
Në Qershor raketat e Starship i mbijetuan një rikthimi të vështirë hipersonik nga hapësira ndërsa u ulën me sukses në Oqeanin Indian duke kompletuar misionin e plotë rreth Tokës.
Musk ka besim se Startship do ta ndihmojë të arrijë objektivin e tij, një mjet hapësinor multifunksional i aftë të dërgojë njerëz dhe ngarkesa në Hënë në fund të dekadës përpara se të fluturojë drejt Marsit.