Analisti Imer Mushkolaj, tha se situata është mjaft e qartë duke folur këtu për procedurat se si mund të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Sipas tij, blloqet politike janë përgjegjëse për prolongimin e formimit të institucioneve të reja e të cilat, sipas tij, po fajësojnë njëra-tjetrën për bllokim të proceseve.
Mushkolaj nuk ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja por që, sipas tij, kjo duhet të merret nga partitë politike si opsion i fundit.
“Situata është e qartë dhe nuk ka asnjë arsye për bllokadë. Varet shumë nga vullneti i partive politike se çfarë dëshirojnë të bëjnë. Përndryshe nëse vazhdohet në këtë formë duke u blloku hapi i parë i krijimit të institucioneve atëherë duket se qëllimi është që të shkohet në zgjedhje të reja”, tha ai.
Seanca themeltare e 3 gushtit ende nuk ka përfunduar e që si pikë e vetme e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës./Mesazhi/