Musakë me kërpudha

Përbërësit

500 gr mish i bluar viçi

400 gr kërpudha

1 copë presh

3 vezë

200 gr miell

3 lugë pure domatesh

2 toptha djathë mocarellë

1 lugë biber i kuq

4 decilitra vaj

Mëlmesa

Rigon

Për salcë

3 vezë

2 decilitra ajkë

3 decilitra qumësht

Hapat

Preshi pritet në katrorka dhe kaurdiset në pak vaj, me qëllim që të zbutet e pastaj shtohet mishi i bluar dhe kaurdiset e tëra duke shtuar ujë kohë pas kohe

Para përfundimit të kaurdisjës, shtohet biber i kuq , pure domatesh dhe mëlmesa sipas shijës, vazhdon kaurdisja derisa mishi të zbutet plotësisht dhe derisa të shterët lëngu i tepërt

Kërpudhat pastrohen, priten në rriska të trasha, rrotullohen nëpër miell dhe pastaj në vezë të tundura dhe fërgohen në vaj të nxehtë, derisa të skuqern

Kërpudhat pastaj nxirren nga vaji dhe kullohen nga yndyra e tepërt, mocarela pritet në rrathë

Lyhet ena rezistuese ndaj zjarrit, fundi i saj mbulohet me kërpudha e fërguara, shtrihet mbushja me mish, renditen rrathët e mocarelës dhe e tëra mbulohet me kërpudhat e mbetura të fërguara

Në enë të veçantë tunden vezët, qumështi dhe ajka, pastaj kjo salcë derdhet mbi musakën e përgatitur

Musaka piqet derisa të skuqet në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius

Ju bëftë mirë!