Përbërësit
- 2 brokoli
- 500 gr mish i bluar viçi
- 1 kokë qepë
- 2 decilitra lëng domatesh
- 1 lugë biber i kuq
- 250 gr kërpudha
- 3 vezë
- 2 decilitra ajkë
- 4 decilitra qumësht
- 5 lugë vaj
- Erëza
- Kripë
Hapat
Brokoli pastrohet ndahet në lule dhe zihet pakëz në ujë me kripë, pastaj kullohet nga lëngu i tepërt.
Qepa pritet në katrorka ndërsa kërpudhat priten në rriska, në pak vaj fërgohet qepa, sa të fitojë pamjë të kristaltë, e pastaj shtohet mishi i bluar i viçit.
Kohë pas kohe, gjatë fërgimit shtohet lënd domatesh, derisa të zbutet mishi.
Shtohen biberi i kuq, kërpudhat, erëza sipas shijës dhe vazhdohet me fërgim derisa të zbuten kërpudhat dhe derisa të shterët lëngu i tepërt.
Enë rezistuese ndaj zjarrit lyhet me vaj dhe fundi i tavës mbulohet me gjysmën e brokolit, përmbi brokoli shtrihet mbushja nga mishi dhe përmbi mish, hedhet gjysma e brokolit tjetër të mbetur.
Në enë të veçantë tunden vezët, ajka dhe quëmshti, kjo përzierje derdhet përmbi brokoli, tava shkundet pakëz në mënyrë që përzierja me vezë, qumësht e ajkë të shpërndahet njëtrajtshëm.