Përbërësit:
- 1 kg patate,
- 500 g mish të grirë,
- 3 qepë të thata,
- 3 lugë gjelle salcë domate,
- 1 thelb hudhër, rigon,
- gjethe dafine,
- kripë,
- piper,
- galetë,
- vaj ulliri,
- djathë kaçkavall i grirë.
Salca beshamel: 50 g gjalpë, 4 lugë gjelle miell, 1 l qumësht, 1 lugë çaji kripë dhe arrë moskat.
Përgatitja: Në fillim përgatisim ragunë. Në një tenxhere shtojmë vajin e ullirit, skuqim pak qepën, shtojmë mishin e grirë, dhe i lejmë të skuqen mirë sëbashkë. Më pas shtojmë hudhrën, kripën diku 2 lugë çaji të rrafshët, piperin, rigonin gjethet e dafinës dhe i kqvardisim për 1 minutë. Në fund shtojmë salcën e domates dhe 1 filxhan kafe ujë. Ulim temp minimum dhe i lejmë të ziejnë sëbashku. Ndërkohë që raguja përgatitet, përgatisim patatet. Që të dali një musaka e mirë, patatat duhen skuqur më përpara. Kështu i qërojmë, i lajmë mirë dhe i presim në feta rrumbullake. I skuqim aq sa nuk janë zbutur plotësisht. Pasi patatet janë skuqur përgatisim beshamelin. Në temp mestare skuqim gjalpin, shtojmë miellin dhe pasi mielli skuqet pak, shtojmë qumshtin e ngrohtë dhe trazojmë ndërkohë pa ndërprerje që mos të formohen kokrriza.
Mbajmë trazuar gjatë kohës dhe shtojmë kriopën dhe arrë moskat. Kur salca trashet e heqim nga zjarri dhe raguja gjithashtu do jetë gati. Fillojmë shtrimin e tavës, ku si fillim shtojmë pak vaj ulliri dhe e lyejmë mirë gjithe tavën dhe e spërkasim me galetën. Shtrojmë patatet me dy shtresa, shtojmë ragun , pak beshamel, pjesën sipër të patateve po me dy shtresa dhe në fund sipër shtojmë gjithe beshamelin. Në fund sipër shtojmë djathë kaçkavall të grirë imët, dhe vendosim taven te piqet ne 200 C. Pasi siper beshameli ka marr ngjyrë të bukur e ulim në 150 C dhe e lejmë për 15 minuta. Ju bëftë mirë!