Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ende nuk po stërvitet me Mallorcan derisa pjesa e ekipit ka filluar përgatitjet për duelin kundër Espanyolit.
Muriqi vazhdon të jetë i lënduar dhe po rikuperohet nga lëndimi muskulor që e pësoi javën e shkuar në stërvitje.
Bazuar në raportet mjekësore thuhet se Muriqi nuk pritet të jetë i gatshëm për të paktën edhe dy javë tjera.
Te Mallorca po shpresojnë që Muriqi javën e ardhshme ti bashkohet ekipit në stërvitje, por asgjë nuk është e sigurt për trajnerin Jagoba Arrasate.
Duke pasur parasysh lëndimin e Muriqit dhe kohën që do të qëndroj jashtë fushës, sulmuesi 30-vjeçar sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Selektori i Kosovës, Franco Foda pritet që këtë javë të bëjë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Lituaninë dhe Qipros në kuadër të Ligës C.
Muriqi ka 1 gol dhe 1 asistim këtë sezon për Mallorcan në La Liga, ndërsa për Kosovën ka realizuar dy gola në kampanjën e re të Ligës së Kombeve.