Ballina Sport Futboll Muriqi shndërrohet në hero në ndeshjen dramatike

Muriqi shndërrohet në hero në ndeshjen dramatike

Qendërsulmuesi Vedat Muriqi pas një autogoli e një penalltie të humbur, është kthyer në hero për skuadrën e Mallorcas.

Mallorca të shtunën mbrëma në shtëpi e mposhti Espanyolin me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të La Ligas.

Muriqi fillimisht në minutën e 53-të realizoi autogol për epërsinë e mysafirëve.

Dhjetë minuta më pas, Muriqi, e kishte mundësinë që t’i barazonte shifrat por ai dështoi që të realizonte gol nga pika e bardhë.

Dy minuta më pas, shifrat për vendësit i barazoi Takuma Asano.

Muriqi nuk u dorëzua deri në fund dhe arriti që t’ia siguronte tre pikët shumë të rëndësishme skuadrës së Mallorcas.

Ai e realizoi golin e fitores pikërisht nga penalltia në minutën e 97-të.

Reprezentuesi i Kosovës, Muriqi, e kompletoi ndeshjen.

Tek Espanyoli deri në minutën e 99-të luajti Marash Kumbulla.

Për 30-vjeçarin Muriqi ky ishte goli i shtatë këtë edicion.

Ka kontribuar edhe me dy asistime.

Mallorca ka 40 pikë në vendin e shtatë.

Espanyoli renditet në pjesën e poshtme të tabelës me 28 pikë.

Exit mobile version