Muriqi, në mes të Anglisë e Italisë


Fenerbahçe është e gatshme ta shesë sulmuesin kosovar gjatë verës që vjen për 20 milionë euro, ndërsa gjatë janarit i kërkonte 35 milionë për të

Vedat Muriqi pritet të largohet nga Fenerbahçe me të përfunduar sezoni aktual, shkruan Gazeta Express.

Klubi turk është i gatshëm ta shesë sulmuesin kosovar gjatë verës që vjen për 20 milionë euro.

Interesim për 25 vjeçarin kanë shfaqur klubet angleze dhe ato italiane.

Përfaqësuesi kosovar pëlqehet nga Lazio dhe Napoli në Itali.

Kurse, në Angli atë e duan gjashtë klube: Tottenhami, Manchester Unitedi, Leicester City, Newcastle United, Burnley dhe Brightoni.

Sipas mediave turke, për shkak të krizës financiare, klubi turk është i gatshëm ta shesë ish-futbollistin e Rizesporit për 20 milionë euro.

Menaxheri i Muriqit ka thënë se lojtari do ta pëlqente një eksperiencë në Serie A.

Ndërkohë, Fenerbahçe tashmë i ka veçuar pasardhësit e mundshëm të Muriqit.

Klubi nga Stambolli do të mundohet ta transferojë njërin nga sulmuesit e njohur, Olivier Giroud, Dries Mertens apo Edinson Cavani.