Sulmuesi i Kosovës ,Vedat Muriqi mund të jetë mungesa e madhe te Mallorca në ndeshjen kundër Villarrealit.
Mësohet se Muriqi është në dyshim për këtë ndeshje shkaku i gjendjes gripale dhe nuk ka stërvitur fare me pjesën tjetër të ekipit.
Te Mallorca po shpresojnë që Muriqi të jetë i gatshëm ndaj Villarrealit, ndeshje kjo që luhet të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së 20-të në La Liga.
Muriqi po vuan nga kjo gjendje gripale prejse Mallorca është kthyer nga Arabia Saudite, ku u eliminua në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.
Sulmuesi 30-vjeçar ka 3 gola e 2 asistime këtë sezon në kampionat dhe është lojtari kyç i Mallorcas.