Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë një postim për sulmuesin e Mallorcas, Vedat Muriqin.
Muriqi, pati një performancë shumë të mirë dhe ishte lojtari kryesor në ndeshjen kundër Cadizit,ku me golin e tij, ekipi spanjoll, arkëtoi një pikë.
FFK, ka lavdëruar qendërsulmuesin e saj, ku ka thënë se ai, i është kthyer golave dhe se është lojtari më i vlefshëm i Mallorcas.
Postimi i plotë:
Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i është rikthyer shënimit të golave në La Liga.
Muriqi ka luajtur 84 minuta kundër Cádizit, teksa ka shënuar gol me gjuajtje me kokë, duke e ndihmuar skuadrën e tij, Mallorca për të arkëtuar një pikë të vlefshme.
Vedat Muriqi, lojtari më i vlefshëm i Mallorcas edhe në këtë ndeshje kishte performancë fantastike, duke u vlerësuar me notën 7.3.