Ballina Sport Futboll Muriqi kthehet nga suspendimi, gati për Barcelonën

Muriqi kthehet nga suspendimi, gati për Barcelonën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka kryer suspendimin e tij dhe është gati ti prijë sulmit të Mallorcas në kampionatin spanjoll.

Pasi i mungoi Mallorcas ndaj Valencias vikendin e shkuar për shkak të suspendimit me një ndeshje mos lojë, Muriqi është grumbulluar për duelin që ekipi i tij e luan me Barcelonën.

Ai pritet të jetë titullar në ndeshjen që Mallorca e luan sot prej orës 19:00 në shtëpi në kuadër të xhiros së 16-t të La Ligas.

Barcelona synon të kthehet te fitorja ndaj Mallorcas pasi në tri ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë, duke regjistruar dy humbje dhe një barazim.

Në anën tjetër, Mallorca vjen pas dy fitoreve dhe është e motivuar maksimalisht me rikthimin e Muriqit, i cili këtë sezon ka 2 gola dhe 1 asistim në kampionat.

Barcelona prinë në La Liga me 34 pikë, dhjetë më shumë se Mallorca që renditet e gjashta në tabelë.

Exit mobile version