Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ia ka siguruar fitoren skuadrës së Mallorcas.
Muriqi shënoi golin e fitores për Mallorcan, që e mposhti 2:1 në shtëpi Rayo Vallecanon në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga.
Ai realizoi në minutën e parë të kohës shtesë për ta vulosur triumfin e Mallorcas në këtë ndeshje.
Me këtë fitore, Mallorca ngrihet në kuotën e 23 pikëve, një më pak se Vallecano. Muriqi ishte titullar dhe luajti gjatë tërë ndeshjes, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë.
Për Muriqin, ky është goli i pestë këtë edicion në La Liga, ndërsa i pari pas më shumë se katër muajsh.