Muriqi i rëndësishëm te Mallorca, shkak tij shtyhet ndeshja me Cadizin

Sulmuesi Vedat Muriqi vazhdon të ketë rëndësi të madhe në skuadrën e Mallorcas.

Muriqi në fundjavë do të jetë i angazhuar me Kosovën dhe pikërisht për këtë ndeshja kampionale mes Mallorcas dhe Cazdiz, e planifikuar të zhvillohet këtë fundjavë është shtyrë zyrtarisht, njoftojnë mediet spanjolle.

Kjo ka qenë kërkesë e skuadrës ishullore me vetë faktin e angazhimit të sulmuesit dardan në ndeshjen Kosovë-Izrael, e vlefshme në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2024.

Nga UEFA ndeshja Kosovë-Izrael është paraparë me afatin e ri të zhvillohet me 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndeshje kjo e cila ishte e shtyrë shkak konfliktit Izrael-Hamasi.

Vedat Muriqi është futbollisti më i rëndësishëm për Mallorcan dhe mungesa e tij do të ishte e madhe për ishullorët që morën vendimin për të kërkuar shtyrjen e takimit nga Federata e Futbollit të Spanjës. Përveç Izraelit, Kosova në muajin nëntor do të luaj edhe dy ndeshje tjera kualifikuese për Evropian.n Më 18 nëntor, Kosova luan në udhëtim te Zvicra, ndërkaq tri ditë më vonë takohen me Bjellorusinë.