Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të mundohen që gjatë javës që vjen t’i ekzekutojnë shtesat e ndara për fëmijët dhe pensionistët nga Qeveria e Kosovës.
Murati ka shtuar se nuk ka nevojë për ndonjë aplikim për të përfituar këto shtesa.
“Sikurse vitin e kaluar s’ka nevojë për ndonjë aplikim. I kemi listat e përfituesve në data bazat tona, si për pensionistë ashtu edhe për marrësit e shtesave për fëmijë. Do të mundohemi gjatë kësaj jave që të bëjmë përgatitjet teknike që të ekzekutohen pagesat për këtë javë”, shpreh ai.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën gjatë një konference për media ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët për fundvit.