Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka ndërprerë seancën konstituive në mungesë të deputetëve nga koalicioni PAN dhe AKR-ja.
Mikullovci tha se kërkesa e kioalcionit PAN ka qenë të mbahet seanca në ora 10:00, por ai qëllimisht e ka lënë në ora 11:00 që të kenë kohë më shumë koalicioni PAN, ndërsa deputetët e këtij koalicioni nuk paraqiten as në ora 11:00.
Për shkak të mungesës së deputetëve të koalicionit PAN dhe AKR-së, Mikullovci e shtyu për në ora 14:00 mbajtjen e seancës konstituive.