Pavarësisht se një vit më parë u prezantua zyrtarisht, përdoruesit akoma nuk po mund të blejnë konzolën e re të Xbox.
Megjithatë, duket se këto probleme po ndodhin si pasojë e mungesës, e imun ndaj kësaj nuk po është as vetë prodhuesi i konzolës.
Microsoft pas turnirit të parë Halo gjatë këtij sezoni mbeti pa konzolën Xbox, e në vend të tyre është detyruar të përdorë versionet e konzolave për “developer”.
Gjatë vikendit të kaluar filloi “Halo Championship Series”, por fillimi i turnirit është shënuar me një situatë të pazakontë. Lojtarët janë detyruar të përdorin konzolat për “developer” të Xbox.
E nëse Microsoft hipotetikisht arriti të sigurojë Xbox Series X për të gjithë 128 lojtarët në turnirin e hapur, bazuar në çmimin e konzolës në eBay – ata janë detyruar të shpenzojnë 120 mijë dollarë.
Kjo shumë është pothuajse gjysma e fondit për ata që e fitojnë turnirin dhe që kap vlerën e 250 mijë dollarëve. Por ky problem u zgjidh gjatë turnirit dhe të gjithë u pajisën me Xbox Series X.