Të gjithë kemi dëgjuar se ushtrimet fizike ju ndihmojnë të jetoni më mirë – por një studim i ri shkon edhe më larg, duke thënë se stili i jetesës pa aktivitet fizik është më i dëmshëm për shëndetin sesa pirja e duhanit, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Dr. Wael Jaber, kardiolog dhe njëherësh autor i këtij studimi, i ka quajtur rezultatet “tejet befasuese”, transmeton Telegrafi.
“Mungesa e formës fizike ka prognozë më të keqe sesa të pasurit hipertension, të qenit i diagnostikuar me diabet apo të jeni duhanpirës”, ka thënë Jaber për CNN.
Jaber thotë se hulumtuesit tani duhet t’ua përcjellin rreziqet popullsisë së përgjithshme se mungesa e aktivitetit fizik duhet të konsiderohet faktor rreziku po aq shumë sa hipertensioni, diabeti dhe pirja e duhanit.
“Duhet të trajtohet pothuajse si sëmundje që e ka vetëm një ilaç: ushtrimet fizike”, ka thënë Jaber.
Ndërkaq Dr. Jordan Metzl, doktor sportiv dhe autor i librit: “The Exercise Cure” ka thënë se: “Sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti janë sëmundjet më të shtrenjta në SHBA. Ne shpenzojnë më shumë se 200 miliardë dollarë në vit duke i trajtuar këto sëmundje dhe komplikimet që ato i shkaktojnë. Në vend se të paguajmë shuma të mëdha për tretman të sëmundjeve, ne duhet t’i inkurajojmë pacientët dhe komunitetet të jenë më aktivë dhe të stërviten çdo ditë”
Përndryshe, vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën ‘JAMA Network Open’.