Ballina Lajmet Kosovë Mungesa e injeksionit “Phesgo” në Onkologji, SHSKUK del me sqarim

Mungesa e injeksionit “Phesgo” në Onkologji, SHSKUK del me sqarim

Shërbimi Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me mungesën e produktit Phesgo në Klinikën e Onkologjisë.

Në sqarimin e SHSKUK’së thuhet se për shkak të shpenzimit të sasive, për disa ditë ka munguar Phesgo, doza, 600/600 miligramë, kurse me dozën Phsego 1200/600 miligramë, ky insituticion thotë se ka pasur furnizim në vazhdimësi.

“Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve përtej planifikimit, Klinika e Onkologjisë ka bërë kërkesë për furnizime për tremujorin e katërt, dhe furnizimi do të bëhet javën e ardhshme. Duhet të theksojmë se pacientët kanë marrë në vazhdimësi këtë terapi, pa mungesë, kurse për shkak të shtimit të kërkesës, ka munguar disa ditë, e që janë marrë masat e menjëhershme dhe pacientët gjatë javës do ta marrin atë”, thuhet në sqarim.

Exit mobile version