Ballina Arritje Teknologji Mungesa e çipeve do të shkojë deri në 2023

Mungesa e çipeve do të shkojë deri në 2023

Prodhuesi më i madh në botë i çipeve TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) tha se në fillim të vitit se pritet të përballojë plotësisht kërkesën deri në Qershor.

Çipet dhe procesorët do të vijojnë të jenë në mungesë edhe për një kohë të gjatë sipas raportimeve që vinë nga monitoruesit e industrisë.

Sot çipet janë kudo, nga PlayStation 5 deri tek furçat elektronike të dhëmbëve, makinat larëse e alarmet.

Firma analitike Forrester beson se kjo mungesë do të vijojë deri më 2023. “Duke qenë se kërkesa mbetet e lartë dhe furnizimi do të jetë i tkurrur, presim që kjo mungesë të vijojë të paktën deri në 2023,” shkruante një drejtues i lartë i firmës.

Sipas tij situata do të zbutet në vitin e ardhshëm por presioni mbi industrinë do të mbetet aty. Industria e automobilave është prekur më shumë se asnjë industri nga mungesa e çipeve.

Prodhuesi më i madh në botë i çipeve TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) tha se në fillim të vitit se pritet të përballojë plotësisht kërkesën deri në Qershor.

Por Forrester parashikon se është një pretendim mjaft ambicioz. Edhe firma analitike Gartner tha se do mungesa do të jetë e lartë përgjatë 2021 e madje ti japë një goditje edhe vitit të ardhshëm.

Nisur nga rrethanat e krijuara kompanitë kanë filluar të investojnë në kapacitete prodhuese. Intel në Mars lajmëroi një investim 20 miliardë dollarë në dy fabrika të reja në SHBA. /PCWorld

Exit mobile version