Rrini te qeta mbi kete gje! Mund te ushqeni me gji pa asnje shqetesim: shumica e mjekeve gjinekologe e keshillojne fuqimisht dhenien gji gjate shtatzanise. Nuk ekziston asnje prove, se gjate shtatzanise dhenia gji sjell probleme, apo efekte negative tek bebi i pare, tek bebi ne bark, apo tek vete nena, gjithmone flasim per rastet kur shtatzania jone eshte e rregullt.
Shume nena qe ushqejne me gji mbeten te shokuara dhe ne nje udhekryq te madh duke i bere vetes pafund mijera pyetje si: gjivakti gjate shtatzanise sjell rrezik deshtimi? A e privon beben time nga nje ushqyerje e ekuilibruar dhe e drejte?
Vetem nenat, qe kane pesuar aborte spontane, lindje te parakohshme, ose faktore te ndryshem rreziku ne te shkuaren, duhet ta nderpresin ushqimin me gji. Zakonisht ”bota” shume nga familjaret, shoqeria, miq vene shpesh, qe gjate muajit te 5-6 qumeshti vetiu nderron shije, ndaj femija fillon ta refuzoje qumeshtin e gjirit dhe pse jo ju quajne te cmendura qe po ja nderprisni, por edhe te cmendura qe po i jepni gji nderkohe qe jeni serish shtatzene. Kushdo prej nesh do te cmendej po te degjonte llafet pa fund te Botes.
Sapo gezohesh per testin pozitiv dhe se do te behesh nje bismami ja ku turren te gjithe te njohurit, miqte, komshinj, edhe qente e macet rruges te shohin shtrember dhe me siguri po te kishin goje nuk do rrinin pa te urdheruar: hiqja shpejt se e helmove, 🙂 madje edhe doktoret ndonjehere pa te pyetur fare si je, te thone nderprite se po e helmon.
Ndodh shume here qe nena ta kete vendosur me kohe heqjen e gjirit, nderkohe merr vesh per shtatzene dhe e shqetesuar pyet si ta heqe sa me gradualisht e qetesisht qumeshtin e saj, ose thjesht ka degjuar apo lexuar diku ne net per gjivaktin gjate periudhes se shtatzanise ose ko-gjidhenie apo gjidhenie tandem dhe do thjesht te qartesohet me shume mbi keto argumentë. Apo thjesht pyet a ka efekte negative mbi fetusin dhe femijen e pare, ose deshiron me gjithe forcat e saj te ushqeje me gji sa me gjate te jete e mundur, sidomos kur bebi nuk ka festuar ditelindjen e pare te jetes. Fatkeqsisht eshte bere e modes te thuhet: hiqe se helmon.
Leche League ne 50vitet e fundit ka ndjekur dhe kontaktuar shume nena qe kane dhene gji pa nderprerje gjate shtatzanise, duke vezhguar dhe arritur ne perfundimin se keto nena kane dhene te lumtura gjirin e tyre foshnjave, pa asnje efekt te demshem, madje ne disa vende te botes gjidhenia gjate shtatzanise as qe vihet fare ne diskutim nga vete nenat dhe operatoret sanitare. Gjidhenia aty ka qene dhe mbetet faktor kulturor i palekundur.
Leche League ka ndihmuar shume nena te nderpresin gjirin, por kete e kane bere per arsye nga me te ndryshmet, jo sepse mbeten shtatzena.
Ushqyerja me gji mund te nderpritet nga nena per arsye mjekesore si psh:
dhimbje te mitres, gjakderdhje, anamnezi nga lindjet e parakohshme ne te kaluaren, ose humbje e vazhdueshme e peshes se gruas gjate shtatzanise
Kujdes! Gjate kohes se shtatzanise kerkoni gjithnje mendimin e mjekut tuaj, para se te merrni cdo iniciative.