Multi-milioneri nga Kosova që para disa vitesh ka qenë çoban

Kam kullotur deri në 10 mijë qingja, dele në livadhet e Drenicës”, tregoi biznesmeni.

I ftuar në emisionin televiziv “Xing me Ermalin”, biznesmeni shqiptar, Hetem Ramadani i ka habitur të gjithë kur ka zbuluar se puna e parë që ka bërë ka qenë çoban

Ramadani tregoi se ka kullotur mijëra bagëti dhe këtë punë e bënte pa para.

“Meqe babai im ka qenë një ndër tregtarët më të mëdhenj në ish-Jugosllavi, u merrte me shitje-blerje të qingjave, dhenve, kafshëve.

Unë kam qenë bari ose çoban, kjo ka qenë puna e parë, por e bëja pa para.

Sot Hetem Ramadani renditet në listën e njerëzve më të pasur në Sloveni që ka shënuar arritje rekord në fushën e biznesit.