Një prej pikturave më të famshme të francezit të famshmë Klod Mone do të dalë në ankand në muajin Maj. Është fjala për veprën e famshme “Mulliri në Limetz”, për të cilën shëtpia e ankandeve Kristi’s parashikon të shitet mbi 25 milionë Dollarë.
E veçanta e asaj që konsiderohet si kryevepër e periudhës së impresionizmit është se krijon përshtypjen e një pamjeje që reflekton mbi bulëzat e ujit që rrjedh butësisht nën shushurimën e gjetheve.
Kjo vepër e piktorit të famshëm impresionist ka qenë pronë e familjes Atha nga Kansasi dhe muzeut Nelson-Atkins që prej vitit 1986. Aktualisht vepra është e ekspozuar në sallën e ankandeve ku do të qëndrojë e dukshme për publikun deri më 9 Prill.