Mulla Mustafë Fazliu Vidishiqi (1880-1968)

Mulla Mustafë Fazliu Vidishiqi (1880-1968), një hoxhë si ky, trim, dijetar dhe atdhetar!

Ditë Bajrami, viti 1945, ditë e ftohët dimri plot acar. Në xhaminë e Bares së Shalës së Bajgorës, vjen lajmi trishtues, atje bandat serbo-çetniko-komuniste të Serbisë, bashkë me një brigadë të ushtrisë bullgare, janë nisur drejt Shalës për të bërë masakër.

Mulla Mustafa ndërpret vaizin-ligjërimin e Bajramit, dhe u drejtohet xhematit me këto fjalë:

“Sot është ditë Bajrami, ditë e shenjtë, por drekën nuk do ta hamë nëpër shtëpitë tona, por të gjithë kush ka armë, i madh e i vogël do të nisemi për Picel të Bajgorës. Atje do të ndeshemi me të pafetë që nuk kanë as din as iman, as që dinë se çka është familja.

Atje do të luftojmë e ndoshta shumë prej nesh do të vritemi, por kaurrin nuk e leshojmë me na i shkelë trojet tona. Kur ta fitojmë luftën dhe t’i zbrapsim dushmanët, atëherë do të kthehemi të bëjmë Bajram nëpër shtëpitë tona. Kush i thotë vetës shqiptar, ejani pas meje…!”
| Shkëputur nga libri: “HAMID EMINI-BRUNÇAJ (19.09.1909-16.10.1986) “Doktori” i maleve të lira të Drenicës Dardane”, Emin Fazlija|