Mulla Idriz Gjilani ishte një “rilindës” në kuptimin e vërtetë të fjalës në peripecitë që po kalonte Kosova.
Si hoxhë me forcën e Zotit, si mësues me forcën e fjalës, si luftëtar me forcën e armës, si komandant me besnikërinë e ushtarit, ai luftoi për unitetin territorial të trevave shqiptare, luftoi kundër gjenocidit serb e bullgar, kundër komunizmit.
Ishte intelektual i kohës, i cili zotëronte shumë gjuhë orientale, gjë që e mundësoi të njihet me arritjet shkencore të kohës, në fushën e fizikës, kimisë, mjekësisë, astronomisë, etj.
Aktivitetet e tij fetare nuk dalloheshin nga ato atdhetare e humane. Kudo, kurdo e me këdo ato ishin të pranishme.
Për më shumë rreth jetës dhe veprës së këtij personaliteti mbarëshqiptar ju ftojmë të ndiqni këtë dokumentar të shkurtër!
Video: Komuniteti Mysliman i Shqipterise