Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Muhammed Mustafa emërohet kryeministër nga presidenti palestinez

Muhammed Mustafa emërohet kryeministër nga presidenti palestinez

Mahmoud Abbas dhe Mohammad Mustafa

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas emëroi sot Mohammad Mustafa si kryeministër të ri dhe i kërkoi atij të formojë një qeveri të re, transmeton Anadolu.

Njoftimi është bërë në një dekret presidencial.

Mustafa do të zëvendësojë Mohammad Shtayyeh, i cili dha dorëheqjen në shkurt në dritën e zhvillimeve në lidhje me luftën izraelite në Gaza.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa, Mustafa aktualisht është kryetar i Fondit të Investimeve të Palestinës (PIF), këshilltar i lartë ekonomik i Abbasit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës.

Exit mobile version