Muhammed Mustafa emërohet kryeministër nga presidenti palestinez

Mahmoud Abbas dhe Mohammad Mustafa

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas emëroi sot Mohammad Mustafa si kryeministër të ri dhe i kërkoi atij të formojë një qeveri të re, transmeton Anadolu.

Njoftimi është bërë në një dekret presidencial.

Mustafa do të zëvendësojë Mohammad Shtayyeh, i cili dha dorëheqjen në shkurt në dritën e zhvillimeve në lidhje me luftën izraelite në Gaza.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa, Mustafa aktualisht është kryetar i Fondit të Investimeve të Palestinës (PIF), këshilltar i lartë ekonomik i Abbasit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës.