Mbrojtësi Antonio Ruediger dhe sulmuesi Thomas Mueller do të jenë plotësisht të gatshëm për të luajtur në ndeshjen e parë të Gjermanisë në Kampionatin Botëror.
Gjermania të martën përballet me Japoninë në kuadër të Grupit E, ndërsa Ruediger e Mueller do të jenë titullar, ka paralajmëruar përzgjedhësi Hansi Flick të mërkurën.
Ai ka thënë se dy lojtarët do të jenë plotësisht të gatshëm për lojë, ndonëse nuk u stërvitën të martën me pjesën tjetër të ekipit dhe nuk janë të përfshirë për ndeshjen miqësore kundër Omanit që luhet të mërkurën.
Krahas Japonisë, Gjermania në fazën e grupeve të Botërorit, do të përballet edhe me Spanjën e Kosta Rikën.