Mu ka ba qefi shumë që t’i kanë vra djemtë e tu

Disa vite më parë në Dibër të Madhe njërit prej banorëve ja kishin vra dy djem. Pasi u qel e pamja shume miq e dashamir filluan me shku me e ngushllue babain e djemve të vrarë.

Në mesin e shumë atyre që shkuan për ngushëllime ishte edhe kryeplaku i lagjes një njeri i urtë, i mençur e i respektum nga banoret e asaj ane. Kryeplaku e takoi babain e djemve të vrarë, i shprehu ngushëllime edhe i tha ” mu ka ba qefi shumë që ti kanë vra djemtë e tu” dhe shkoj.
Prej ditës që kryeplaku e viztoi babain e djemve të vrarë, ky i fundit për asnjë moment nuk pushoi së menduari se pse kryeplaku i kishte thënë ato fjalë.
Pasi kishin kalu dy-tre javë edhe e pamja ishte mbyllë babai që i kishte humb dy djem shkoi me vizitu kryeplakun edhe me pyet se pse i ishte ba qefi që ja kanë vra djemtë? Kryeplaku ju përgjigj “ti kam than ato fjalë për me ta terhjek vëmendjen e mos me mendu për hakmarrje. E kuptoje që pasi ti kane vra djemtë e vetmja gjë që ke mendu ka qen hakmarrja, kështu që t’i thash ato fjalë që ti të mendosh pse t’i kam thënë ato fjalë e ta harrosh hakmarrjen”.