Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se sonte do të arrijnë në Kosovë edhe 2 mijë teste të reja teksa ka bërë të ditur se sot shpallet fituesi i tenderit për blerjen edhe të rreth 13 mijë testeve të tjera, duke hequr cdo dilemë se në Kosovë nuk ka teste të mjaftueshme
Këtë lajm e ka bërë të ditur zëdhënësi i MSh-SË, Faik Hoti përmes profilit të tij në Fcb:
Testet
Para disa ditësh në IKSHPK janë liferuar 2100 teste.
Sonte arrijnë edhe 2000 të tjera.
1000 teste nga Republika e Turqisë janë ende të paprekura në stokun e MSh-së.
1000 teste të tjera janë marrë donacion nga Serbia.
Sot shpallet fituesi edhe për 10 000-13 000 të tjera.
Pa panikë, RRI’NSHPI!