MSh-ja pranon donacion mbi 55 000 kapsula creon për pacientët me Fibrozë cistike

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës njofton familjarët e pacientëve me Fibrozë Cistike dhe publikun se ka pranuar një donacion prej 55 300 kapsulave të produktit Pancreatin (Creon), që do të mundësojë furnizimin e pacientëve me Fibrozë Cistike për disa muaj të ardhshëm,

Sasia prej 55 300 creon (në doza të 10 000 dhe të 25 000 njësive) është deponuar në Barnatoren Qendrore të SHSKUK-së dhe do t’u jepet pacientëve sipas protokolleve të trajtimit nga klinika përkatëse e QKUK-së.

Kjo sasi e produktit Creon është donacioni i fondacionit “Project Hope” nga SHBA, përkatësisht Zyra Regjionale e fondacionit në Shkup.