Mrekullia që i ndodh trupit kur lini duhanin

Ekspertët kanë treguar shumë herë se pirja e duhanit ka një ndikim negativ në tërë trupin tonë. Por, për shumë njerëz, lënia e duhanit është një sfidë shumë serioze psikologjike, ose ata thjesht nuk e gjejnë motivimin e duhur për të bërë këtë ndryshim në stilin e jetës së tyre.

Por cilat janë ndryshimet që ndodhin në trupin tonë kur ne heqim dorë nga cigarja? Më poshtë shihni disa nga këto ndryshime.

Ekspertët në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë shpalosur disa të dhëna për të treguar ndryshimet që ndodhin kur një person ndalon pirjen e duhanit.

Çuditërisht, vetëm 20 minuta pasi të keni përfunduar cigaren tuaj të fundit, një seri e ndryshimeve pozitive fillon dhe kjo do të zgjasë për vite me radhë.

20 minuta

Funksionimi i zemrës tuaj të kthehet në normalitet. Kapilarët tuaj dhe rrjeti i enëve të gjakut përmirësohen ashtu si edhe qarkullimi i gjakut, derisa ndjeshmëria e këmbëve dhe gishtave tuaj rritet.

12 orë

Niveli i monoksidit të karbonit në gjak bie, ndërsa niveli i oksigjenit rritet. Përbërja e gjakut kthehet në normale.

Nga 2 javë për 3 muaj

Rreziku nga sulmi në zemër është reduktuar. Simptomat e varësisë së duhanit zhduken e qarkullimi i gjakut në enët periferike përmirësohet. Indet e mushkërive restaurohen dhe funksioni i mushkërive përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme.

Nga 1 deri në 9 muaj

Kollitja e shkaktuar nga pirja e duhanit zvogëlohet, edhe pse jo menjëherë – mushkëritë kërkojnë pak kohë për të hequr qafe substancat e dëmshme që kanë akumuluar brenda tyre.

1 vit

Nevoja për duhan zhduket. Lëkura merr një ngjyrë të shëndetshme dhe fleksibilitet më të madh. Rreziku i sëmundjes ishemike të zemrës bie me 50%.

5 vjet

Qarkullimi i gjakut është restauruar plotësisht në normal. Rreziku i sulmit në zemër është reduktuar në një nivel të barabartë me atë që nuk pinë duhan. Sistemet nervor dhe imunitare funksionojë disa herë më mirë./syri.net