MPJ-ja turke dënon fuqishëm bastisjen e xhamisë Al-Aksa nga ministri ekstremist izraelit

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes ka dënuar fuqishëm bastisjen që ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka kryer ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

“Dënojmë fuqishëm bastisjen që ministri izraelit (Ben-Gvir) kreu në xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen e forcave të sigurisë. Përveç gjenocidit që vazhdon në Gaza, provokimet e zyrtarëve izraelitë që synojnë ndryshimin e ‘status quo’-s historike në Al-Aksa përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në reagimin e ministrisë turke.

Gjithashtu, deklarata i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë masat e nevojshme kundër veprimeve të zyrtarëve izraelitë që do të rrisin më tej tensionet në rajon.

Ben-Gvir, dje në mëngjes ishte futur në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, duke shënuar një provokim të ri mes luftës së vazhdueshme në Gaza.