MPJ e Turqisë thërret ambasadorin e Gjermanisë në Ankara

Ambasadori i Gjermanisë në Ankara, Martin Erdmann, është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Turqisë në lidhje me aktivitetin e zhvilluar në qytetin Köln nga mbështetësit e organizatës terroriste PKK. Ministria ka dënuar kryerjen e aktivitetit dhe lejimin e propagandës së terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga MPJ e Turqisë është theksuar se “Dënojmë zhvillimin e një aktiviteti të mbajtur nga zgjerimet e organizatës terroriste PKK në qytetin Köln të Gjermanisë dhe lejimin e kryerjes së propagandës së terrorizmit. Reagimi ynë i është shprehur në mënyrën më të fortë në prani të ambasadorit të Gjermanisë në Ankara i cili është thirrur në ministri.”

Ndër të tjera në deklaratë theksohet se pavarësisht se sipas legjislacionit në Gjermani është e ndaluar, në kuadër të një festivali është mbajtur aktiviteti në fjalë propagandistik, ku është lejuar përdorimi i simboleve të organizatës terroriste PKK, hapja e posterit të kreut të saj Abdullah Öcalan si dhe leximi nga një prej krerëve të PKK-së i mesazhit që lavdëron terrorizmin.

“Thirrje Gjermaninë për një qëndrim parimor”

Në deklaratë vihet theksi se “tërheq vëmendjen” që aktiviteti në Köln është i dyti pas deklaratave të autoriteteve gjermane të cilët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë këto zhvillime. Gjithashtu thuhet më tej se “Ky qëndrim me standard të dyfishtë i Gjermanisë që ndjek në luftën kundër terrorizmit, është shqetësues në emër të luftës kundër terrorizmit. I bëjmë thirrje Gjermanisë për një qëndrim parimor kundër çdo lloji të terrorizmit.”

Mbështetësit e organizatës terroriste PKK në Gjermani mbajtën një protestë nën emërtimin e të ashtuquajturit Festivali Ndërkombëtarë Kurd. Anëtarët e shtypit turk nuk u lejuan të ndiqnin protestën e afërsisht 3 mijë mbështetësve të organizatës terroriste në sheshin Deutzer Werft të qytetit Köln. Gjatë protestës u mbajtën posterë të kreut të organizatës terroriste Abdullah Öcalan dhe materiale të tjera të cilat zyrtarët gjermanë më parë i kanë deklaruar se i kanë ndaluar. Gjithashtu gjatë aktivitetit nga një avion të marrë me qira është valëvitur në bishtin e avionit një pankartë me mbishkrimin “Öcalan i lirë”, si dhe nën praninë e policisë janë hedhur slogane për organizatën terroriste PKK dhe kreun e saj, Abdullah Öcalan.