Bangladesh është bërë vendi i 114 që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kabineti i Bangladeshit ka miratuar njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur.
Lajmi është bërë i ditur edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ka qenë nënkryetari Xhavit Haliti, i cili ua ka kumtuar lajmin deputetëve.
Haliti ka thënë se kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe nga ministri Enver Hoxhaj.
Këtë e ka konfirmuar edhe Hoxhaj në facebook.
“Një lajm tjetër i mirë. Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi më është konfirmuar para disa orësh edhe zyrtarisht. Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Tani kemi 114 njohje”, ka thënë Hoxhaj.