Ballina Lajmet Maqedoni MPJ: Disa shtete i ofruan ndihmë Maqedonisë

MPJ: Disa shtete i ofruan ndihmë Maqedonisë

Në Republikën e Maqedonisë ndihmë për ballafaqimin me pasojat nga moti i keq në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës deri tani kanë ofruar disa shtete mike. Të parët ofruan ndihmë shtetet nga fqinjësia e gjerë si, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Turqia dhe Kroacia, ndërsa oferta për ndihmë ende është duke arritur, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme për MIA-n.

“Momentalisht bëhet fjalë për specifikimin e nevojave konkrete të Republikës së Maqedonosë në ballafaqimin me gjendjen e jashtëzakonshme, që do të kërkohet edhe zyrtarisht ndihmë ndërkombëtare”, theksojnë nga MPJ-ja.

Republika e Maqedonisë, sqarojnë nga MPJ, uikendin u përfshi nga katastrofa më e madhe natyrore në dhjetë dekadat e fundit. Në vërshimet në Shkup jetën e humbën 21 persona dhe mbi 70 janë të lënduar. Forcat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ARM-së, së bashku me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqednisë dhe qytetarët -vullnetarë ende janë në terren dhe punojnë në pastrimin e terrenit. Njëkohësisht, kanë filluar me aksione të numërta humanitare për familjet e dëmtuara, citojnë nga MPJ-ja.

Exit mobile version